Televizoni shqiptar, “ABC News”, ka mbyllur një nga emisionet e tij më të ndjekura.

Burime për GazetaJone bëjnë me dije se emisioni investigativ “Piranjat” do të transmetohet në një tjetër televizion.

Transmetimi i tij pritet të fillojë pas pak javesh dhe perflitet te nis në Syri Tv.

“Piranjat” nisën transmetimin e tyre në Prill të 2022-shit në ekranin e “Abc News” nën moderimin e aktorit Florian Binaj dhe këngëtares Arilena Ara.

Pas një sërë ndryshimesh dhe mbylljesh të emisioneve të tjera në këtë ekran duket se tashmë është dhe rradha e “Piranjave” që t”i thonë lamtumirë “Abc News”-it.