Këngëtarja, Vesa Luma, ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” në Tiranë. Përmes një postimi në Instagram ajo ka thënë se Dua Lipa është një nga thesaret pasi ka bërë shumë për promovimin e Kosovës.
“Dua është thesar! Në vend se me ja falë tokën (dhe jo vetëm aq) për vendin që aq shumë e ka promovuar..i mohohet! Ne nuk e meritojmë as Duan as Dukagjin Lipën as një festival si Sunny Hill”-ka shkruar ajo.
Sipas saj, Shqipëria e meriton këtë pasi gjithmonë i ka mirëpritur dhe vlersuar artistët nga Kosova pa bërë dallime.
“Për Tiranën mund të thoni çfarë të doni tani, bingo për rastin, edhe e ka hallall Shqipëria gjithmonë ka ditur t’i vlerësoj artistët dhe i ka pranuar me zemër të hapur, përderisa në Kosovë janë marrë paraprakisht me inate personale. Dorën në zemër”-tha ajo.
Festivali ‘Sunny Hill’, për herë të parë është mbajtur në vitin 2016 dhe në katër edicionet e tij, festivali ishte zhvilluar me lokacion në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, me një kapacitet prej 20 mijë pjesëmarrësish. Por tani, ‘Sunny Hill’, do të organizohet në Tiranë.