
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Laprakës.
Paraprakisht mësohet se një makinë tip “Mercedes” e drejtuar nga një femër, ka qenë me shpejtësi kur ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka kapërcyer bordurën duke u përplasur me një makinë tjetër.
Të paktën dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur nga përplasja e “Mercedesit” me mjetin tip “Golf 5”.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për menaxhimin e situatës.
Pamje nga vendngjarja: