Makinat taksi të Blue Taxi përfshihen shpesh në aksident e duke shkaktuar edhe vdekjen e qytetarëve, si u tentua fshehja e aksidentit fatal te Astiri në Tirana , lidhjet e nëndheshme të pronarit Krenar Çoçaj .

Siç raporti Gazeta Jonë, dy ditë më parë tre mjete u përfshinë në aksident në zonën e Laprakës në Tiranë. Nga pamjet e publikuara në rrjetets sociale dukej se një taksi e kompanisë “Blue Taxi” kishte përplsur nga pas një autoveturë tip “Renault” dhe në aksident krahas tyre ishte përfshirë edhe një motorçikletë.

Për fat të mirë gjithçka përfundoi pa viktima, por për t’u theksuar është fakti se qytetarëve iu rrezikohet jeta vazhdimisht nga autobusët dhe taksitë nëpër rrugët e Tiranës krahas “kamikazëve” të picave me motor.

LEXO GJITHASHTU: Taksia e ” Blue Taxi ” përfshihet në aksident në Tirane , çfarë ndodhi sot në Laprakë

Sa i përket “Blue Taxi” duket se kompania për arsye ende të panjohura është përfshirë edhe në aksidente të ngjashme javët e fundit, në njërin prej të cilëve me pasoja fatale.

Aksidenti me pasoja fatale ku mbeti i vdekur 69-vjeçari Albert Zade ndodhi në fillim të shkurtit të këtij viti në zonën e Astirit dhe mjeti drejtohej nga 31-vjeçari Laurent Lavdaraku.

Policia duket se kujdes të fshihte ngjarjen duke mos theksuar që automjeti i përfshirë në aksident ishte një taksi duke mos përmendur edhe emrin e kompanisë.

Në njoftimin për rastin, policia nuk specifikoi faktin që ka qenë një taksi ajo që ka përplasur 69-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.

“Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën ‘Tre Dëshmorët’, shtetasi L.L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A.Z., 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, deklaroi policia e Tiranës.

Në ndryshim nga ngjarje të tjera, kësaj radhe policia duket se është kujdesur që informacionin për rastin ta kalojë si një njoftim rutinë. I tillë ishte rasti i këngëtarit Aleksandër Gjoka, i arrestuar në Maj 2021, pasi sipas bluve rezultoi i dehur në timon. Edhe pse nuk ishte një aksident me viktima apo të lënduar, asokohe policia u kujdes që emri i tij të merrte vëmendje mediatike.

Megjithatë, pamjet nga vendngjarja treguan se mjeti që përplasi për vdekje qytetarin ditën e djeshme ishte me logon “Blue Taxi”.

A po i fshej policia aksidentet e taksive " Blue Taxi " ? Lidhjet e pronarit, si u përplas për vdekje burri në Astir, aksident tjetër në Laprakë . Tirana , rrezik për këmbësorët
A po i fshej policia aksidentet e taksive ” Blue Taxi ” ? Lidhjet e pronarit, si u përplas për vdekje burri në Astir, aksident tjetër në Laprakë . Tirana , rrezik për këmbësorët
Kompania në fjalë, sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, ofron shërbimin taksi dhe është krijuar në vitin 2021. Bashkëpronarë në vlera të barabarta rezultojnë Akeljan Brami dhe Krenar Çoçaj. I pari, po sipas QKB-së, ka qenë pronar i një biznesi tip Call Center i hapur në 2016 dhe i çregjistruar dy vite më vonë si dhe aktualisht pronari i një kompanie që merret me transport ndërkombëtar, me status ende aktiv. Megjithatë, nuk rezulton person i njohur për publikun e gjerë.

Ndryshe nga bashkëpronari i dytë i “Blue Taxi” Krenar Çoçaj, i cili ka marrë vëmendjen e mediave rozë për shkak të lidhjes me një moderatore. Në vitin 2017, sipas raportimeve mediatike, Çoçaj është përshirë në një konflikt fizik në kryeqytet me një person që përndiqte moderatoren. Me të cilën, siç ka raportuar shtypi rozë, i ka dhënë fund lidhjes romantike. Çoçaj është përmendur po ashtu për përfshirje në ngjarje të tjera të dhunshme, si ajo e qershorit 2012 në Prishtinë, ku sipas raportimeve të kohës, goditi një këngëtar.

Sipas QKB-së, edhe Çoçaj ashtu si ortaku i tij në “Blue Taxi” Akeljan Brami, rezulton se ka qenë bashkëpronar me një këngëtar të muzikës rep, i një kompanie me objekt aktiviteti shërbim taksi, marrie dhe dhënie me qera automjetesh, etj, që rezulton me aktivitet të pezulluar që prej vitit Prillit 2020.

blue taxi taksi tirana