Një aksident i rëndë është regjistruar në Lëbushë të Deçanit ku ka humbur jetën një person.

Mësohet se nga aksidenti janë plagosur edhe 3 persona të tjerë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë ngjarja është regjistruar rreth orës 17:17 ku një makinë është vetaksidentuar në Deçan.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një kombi-bus.

Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë.