Një aksident ka ndodhur në orët e para të mengjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në fshatin Dushk. Mësohet se një mjet transporti mallrash tip furgon, ka goditur një grua rreth të 60-ve ende e paidentifikuar, e cila ka ndërruar jetë në vend.
Viktima ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit është përplasur nga furgoni. Shkak është bërë edhe errësira.
Drejtuesi i furgonit është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.