Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë kthesës së Patosit në Fier.

Sipas informacioneve praprake mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një shtetas i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë.

Automjeti i drejtuar nga shtetasi me ininciale A.A, 63 vjeç ka përplasur qytetarin i cili deri më tani nuk është identifikuar.

Ndërkohë efektivët e policisë kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit si dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e 63-vjeçarit për në Komisariat.

Njoftimi i plotë:

 Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.