Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Durrës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Viktima nuk është identifikuar ende, thotë policia.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari Tahir Spahiu, është shoqëruar në komisariat për t’u pyetur për rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.