Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Itali në linjën e trenave Torino-Milano.

Një tren i shpejtësisë së lartë ka përplasur punëtorët e mirëmbajtjes së hekurudhës duke i marrë zvarrë për qindra metra.

Për pasojë 5 punëtorë kanë humbur jetën mbi trasenë e hekurudhës ku më i riu është 22 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në mesnatë mes Chivasso dhe Brandizzo në një zonë ku po punonin punonjësit e kontraktorit që mirëmban hekurudhën ndërsa treni arrit të frenojnë 1 km nga vendi ku përplasi punëtorët.

Treni shkonte drejt Torinos me një shpejtësi 160 km/orë, ai ishte bosh dhe transportonte vagonët për në një tjetër stacion. Dinamika e ngjarjes dhe hetime po shqyrtohet nga autoritetet kompetente dhe nga Rete Ferroviaria Italiana. Punëtorët ishin të gjithë punonjës të një kompanie të jashtme, Sigifer e Borgo Vercelli. Në vendngjarje ndodheshin patrulla të shumta të forcave të policisë, karabinierëve dhe Polferit, si dhe ekipe të ndryshme zjarrfikëse.

Viktimat janë ende të paidentifikuar ndërsa po hetohet dinamika e aksidentit. Aktualisht është pezulluar qarkullimi hekurudhor ndërsa shumë udhëtime me tren janë anuluar.