
Screenshot
Një aksident me vdekje është shënuar sot në Baypass-in e Fierit, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Pojanit’.
Një makinë tip ‘BMV’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i cili është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë disa metra larg vendit të aksidentit është gjetur dhe një viktimë që dyshohet të ketë qenë pasagjer.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Pojan-Vlorë”, shtetasi G. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, ende i pa identifikuar.
Ndersa drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.