Një 56-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Krujë pasi është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 në Tapizë.

Sipas policisë një vajzë me inicialet E. T. 22-vjeçe duke drejtuar makinën tip “Fiat” ka aksidentuar B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares.