
Aksident në dalje të urës së Selenicës në rruga e re, një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me betonet anësore, raporton gazetari Armand Braho.
Mësohet se të dëmtuar kanë mbetur një çift bashkëshortësh, (drejtues dhe pasagjere). Ka qenë ambulanca që ka bërë nxjerrjen e tyre nga makina dhe janë transportuar drejt spitalit të Korçës ku raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetën.
‘Në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.’, njofton policia
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.