Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar me në krye Evis Berberin.

SPAK ka nisur një hetim për shkelje të barazisë në tenderë dhe abuzime me tenderët për mirëmbajtjen e sistemeve të ARRSH për rrugën Korçë-Ersekë, e cila disa ditë më parë u shemb në një segment, duke u bërë e pakalueshme.