IMG_0450

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti në rrugën Vorë-Fushë Krujë, ku 4 të rinj mbetën të vdekur mesnatën e së mërkurës (19 mars).

U mësua se automjeti me të cilin udhëtonin fillimisht ka kryer parakalimin e 2 kamionëve që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe më pas kanë hyrë sërish në korsin e tyre, moment që pak sekonda më vonë janë përplasur me betonieren e ndaluar.

Referuar dëshmisë së shoferit 24-vjeçar, Aleksandër Krrashi, ka deklaruar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore pasi ka dalë nga vendi i punës, i është fikur mjeti pasi sipas tij kishte mbaruar nafta.

Ka provuar ta ndezë dy herë dhe më pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë dhe sipas tij ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës. Burime pranë grupit hetimor thonë se përplasja ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye: prej shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushë-pamjes, për shkak mjeti ka parakaluar dhe nuk e ka parë betonieren e ndaluar.

Nga verifikimet paraprake, në momentin e përplasjes mjeti ka qenë me shpejtësi rreth 170 km në orë, ndërsa gjatë lëvizjes kur ka kryer dhe parakalimin mund të ketë qenë me shpejtësi rreth 200 km në orë. /gazetajone