Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i shumëfishtë i regjistruar pasditen e kësaj të diele tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, pranë Pallatit të Brigadave, ku autobusi i linjës së Krrabës.

Burime bëjnë me dije se para grupit hetimor, shoferi i autobusit, Gentjan Qosja, 42 vjeç, ka deklaruar se nuk ka arritur të mbajë dot kontrollin e mjetit, teksa po udhëtonte në rrugën e pjerrët.

Nga verifikimet e kryera në terren nga ekspertet ka rezultuar se 42-vjeçari nuk ka përdorur alkool dhe nuk ka qenë me shpejtësi. Dyshimet kryesore janë se kemi të bëjmë me një gabim teknik.

Pas përtmbysjes, autobusi ka marrë përpara dhe disa makina të tjera.

Si pasojë e këtij aksidenti rruga Tiranë-Elbasan për rreth dy orë qëndroi e bllokuar derisa u hoqën nga rruga mjetet e aksidentuara.