Aktorja shumë e njohur turke Neslihan Atagul do të rikthehet në ekran pasi ka fituar bejetën me sëmundjen. Neslihan kaloi një vit shumë të vështirë që kur u diagnostikua me sinromë ‘leaky gut’ që prek zorrët.

Ajo u detyrua të linte serialin “Vajza e ambasadorit” për të marrë një periudhë pushimi. Por tani duket se betejën me sëmundjen e ka fituar dhe është rikthyer pas kaq kohësh për të nisur xhirimet për një serial të ri.

Seriali mban titullin “Gecenin Ucunda” dhe Neslihan do të luajë krah bashkëshortit të saj Kadir Dogulu. Seriali pritet të nisë në shtator e ky do të shënojë edhe rikthimin e aktores në ekran.