Vera është e bukur por gjëja më bezdisëse me të cilën përballemi gjatë saj janë mushkonjat. Sidomos nëse në shtëpi keni fëmijë, problemi i këtyre insekteve ngelet shumë shqetësues.

Thonë se mushkonjat shkojnë te njerëzit “gjak të ëmbël” dhe kjo është absolutisht e vërtetë. Mushkonjat kanë një nuhatje shumë të fortë dhe prenë e zgjedhin në bazë të djersës së saj. Nga djersa mund të dallojnë nëse je “gjak ëmbël” apo jo.

Ju lehtë mund t’i largoni mushkonjat nga shtëpia juaj në mënyrë natyrale pasi mjetet kundër insekteve të gatshme në treg përmbajnë një toksinë të quajtur DEET dhe është shumë e dëmshme për shëndetin e njeriut.

Një mënyrë e tillë është rritja e bimëve kundër insekteve!

Ka disa bimë që i largojnë mushkonjat me erën e tyre të fortë. Disa prej tyre janë balsami, nenexhiku dhe livanda. Vendosni disa vazo me këto bimë në kopshtin apo tarracën tuaj dhe hiqni qafe mushkonjat e bezdisshme.