Aeroporti i Hamburgut u mbyll sot, thanë autoritetet, pasi policia u përball me një ngjarje të rëndë. Babai, dyshohet se ka marrë peng fëmijë, pas një mosmarrëveshje për kujdestarinë.

Aeroporti u mbyll për të gjitha ngritjet dhe uljet të shtunën në mbrëmje pasi policia zbarkoi në vendngjarje për t’u marrë me një burrë që kaloi me makinë përmes një pengese në aeroportin me një fëmijë.

Makina me 35-vjeçarin dhe vajzën 4-vjeçare ishte e parkuar afër një avioni, tha një zëdhënës i policisë. Ai kishte synuar të futej në një avion të “Turkish Airlines”.

Bashkëshortja e të dyshuarit ka raportuar për pengmarrjen e fëmijës.

Policia ka thënë se i dyshuari ka qëlluar dy herë në ajër dhe ka gjuajtur molotov.

Psikologët dhe policët janë duke negociuar me të. Të gjitha fluturimet në aeroportin e Hamburgut janë anuluar. Ndërkohë sot, policia ka raportuar se situata e njëjtë po vazhdon.