Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare, regjisori Vladimir Prifti. Lajmi është dhënë nga regjisori i njohur, Mevlan Shanaj.

“Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI !Sapo më lajmëruan për ikjen e regjisorit të filmave: Udha e shkronjave, Dhe vjen një ditë, Flutura në kabinën time, Kush vdes në këmbë, Era e ngrohtë e thellësive etj!

Sot ekranit shqiptar i ka ikur, regjisori i shquar, njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi!

E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm për mes veprës tënde!”, shkruan Shanaj.