2 fshatra rrezikohen që të përmbyten si pasojë e reshjeve intensive që kanë përfshirë Tropojën ditet e fundit. Ndërkohë si pasojë e përmbytjeve, janë bllokuar edhe 7 familje në fshatin Fushe-Lumi.
Situata më e rëndë është në fshatin Vlad të Tropojës, ku po monitorohet situata për të parandaluar ndonjë fatkeqësi
Njoftim i Komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes.
Nga informacioni i marrë nga bashkitë si rezultat i kushteve të motit reulton se:
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu dhe më intensive në territorin e bashkisë Tropojë.
Në bashkinë Kukës e Has deri në këto momente nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësi i EC-së bashkisë Tropojë si rezultat i reshjeve te shiut : gjendja ne fshatin Fushe-Lumi te Nj.Adm.Margegaj dhe ne fshatin Vlad te Nj.Adm.Bytyc ka përmbytje te jashtezakonshme.
– Ne fshatin Vlad situata eshte me e perkeqesuar, aty qe ne oret e para te mengjesit ndodhen stafi i Bashkise Tropoje, ku po monitorojne situaten per te parandaluar ndonje fatkeqesi.
-Ne fshatin Fushe-Lumi 7 familje jane te bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.
Nga bashkia Tropojë janë angazhuar të gjitha strukturat përgjegjëse.