Një person është arrestuar ditën e djeshme pasi i është afruar arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth në një nga sallat e Westminster ku po zhvillohen edhe homazhet në nderim të saj.

Ai u arrestua sipas Ligjit për Rendin Publik dhe u dërgua në paraburgim. Gjatë incidentit, video transmetimi i homazheve për mbretëreshën u ndërpre për disa çaste.

Një zëdhënës i parlamentit tha: “Ne jemi në dijeni të një incidenti në Westminster Hall, në të cilin një anëtar i publikut u largua nga radha dhe drejt katafalkës.Ata tani janë hequr nga salla dhe radha ka rifilluar me ndërprerje minimale.”

Një dëshmitar që pa incidentin tregoi se çfarë ndodhi ato momente.

“Ne e pamë atë (burrin) në radhë që nga fillimi i radhës dhe gjatë gjithë ditës, ai ishte vetëm.Kur u futëm në dhomë ishim në krye të shkallëve kur pamë incidentin. Një zonjë bërtiti ndërsa rojet e ndaluan atë me shpejtësi’.