“ Albpetrol dhe Bankers ndotin ambientin ”, gati tenderi për monitorimin e koncensionarit?

Një raport i komitetit Shqiptar të Helsinkit nxjerr në pah ndotjen alarmante nga nxjerrja e hidrokarbureve nga dy kompani; Shtetërorja Albpetrol dhe koncesionarja Bankers!

Megjithëse janë gjetur fajtore në më shumë se një rast, situata ende nuk është përmirësuar, teksa qindra mijëra familje jetojnë çdo ditë nën këtë ndotje, e cila shkakton edhe sëmundje të rënda.

Por, kjo situatë s’e ka penguar kompaninë shtetërore të bëj tendera për monitorim mjedisi. Nuk mjaftojnë qindra mijëra të punësuar, teksa Albpetroli është kthyer në një strehë për militantë, por edhe shpenzohen qindra mijëra euro kur situata dihet shumë mirë. Ose mjaftojnë që kjo kompani të mbyllë vatrat e rrezikshme dhe të detyrojë koncesionarin Bankers, të mos ndotë ambientin.

Marrëveshja koncesionare parashikon që kompania private të mos ndotë ambientin, teksa parashikohen edhe gjoba apo edhe rishikim të kësaj marrëveshje. Por, as njëra e as tjetra, teksa Albpetroli orvatet me procedura të dyshimta, duke i thënë Bankers se “shiko se po ju kontrollojmë”. Ndoshta për t’i zhvatur sërish “nën dorë” ndonjë thërrime.

Faksimile: Njoftimi i tenderit për montiorimin e mjedisit nga Albeptrol

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, kompania shtetërore e hidrokarbureve ka hapur një tender. Objekti i procedurës së prokurimit është “shërbim për monitorim mjedisi”.

Fondi limit i këtij tenderi është 13.000.000 lekë, ose me TVSH rreth 150 mijë euro. Një shumë e konsiderueshme, teksa mësohet se procedura do të hapet në vjeshtë. Por, nëse në vjeshtë, përse Albpetroli u thotë koncesionarëve se do t’i monitorojë?! Mësohet se bëhet fjalë për monitorim të mjedisit përveç për ndërtimit. Në dokumente, kompania shtetërore nuk jep informacione se çfarë do të monitorojë?

Puset e saj, grupet e puseve, depozitat?! Por, nisur nga raportet që kanë qarkulluar në rrjet, nuk përjashtohet që subjekt i monitorimit të jenë edhe koncesionarët, me në krye Bankers-in, kompania më e madhe e cila është vënë shpeshherë nën akuzë për ndotje alarmante.

“ Albpetrol dhe Bankers ndotin ambientin ”, gati tenderi për monitorimin e koncensionarit?
“ Albpetrol dhe Bankers ndotin ambientin ”, gati tenderi për monitorimin e koncensionarit?
Faksimile: Njoftimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit për ndotjen në Zharrëz, ku firmat përgjegjëse janë Albpetrol, Bankers etj

Disa javë më parë, Komtieti Shqiptar i Helsinkit nxori një raport për ndotjen nga nxjerrja e hidrobarkureve në zonën e Patosit. “Gjatë viteve 2021-2022, janë bërë dy monitorime në terren nga Bashkia e Patosit, pas të cilave janë konstatuar problematika, për të cilat i është drejtuar me shkresë zyrtare subjekteve përgjegjëse. Pas monitorimit të parë, Bashkia i ka kërkuar subjekteve Albpetrol Sh.A dhe Bankers Petroleum Albania LTD Fier të marrin masa mbi rehabilitimin e tokës dhe ndotjen e shkaktuar nga ushtrimi i veprimtarisë së tyre” thuhet në njoftmin e KShH-së. Më tej thekson se nuk janë bërë vlerësime të ndikimit në shëndetin e banorëve, të veprimtarisë së Albpetrol sha dhe Bankers Petroleum LTD.

“Pavarësisht kompetencave të IMKT për inspektimin e ndotjes mjedisore, ky institucion nuk ka kryer asnjë inspektim kryesisht dhe ka kryer vetëm një inspektim të iniciuar nga ankesa e ‘Shoqatës Zharrëza’, pas të cilit ka konstatuar ekzistencën e një grope ekologjike në proces për marrjen e lejes” thuhet në njoftim. Pra, mëse e qartë se në atë zonë, ndotjen e bëjnë dy kompanitë; Bankers dhe Albpetrol! /Boldnews