Alketa Vejsiu është një nga personazhet më të dashura për publikun e njëkohësisht nga ato moderatore që gjithnjë i kushton rëndësi ndërveprimit me ndjekësit.
Së fundmi ajo ka gjetur kohë mes angazhimeve për të bërë një ask në Instagram ku ka marrë pyetje të ndryshme, ndër to dhe momentet më të vështira në jetë. Pasi e lexuam, gjykuam se kjo është përgjigja e duhur për situata kaq delikate.
“Kam dhe unë ca, por s’janë për Instagram stories,” – u përgjigj Alketa e cila me shumë delikatesë tregoi se momentet e vështira janë prezente në jetën e gjithkujt, por përçimi i pozitivitetit dhe momenteve të lumtura është zgjidhja e duhur.