Moderatorja Alketa Vejsiu ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre e ka komplimentuar duke i thënë se fëmijët e saj janë me fat që kanë një nënë si ajo.
“Atë që e kanë e kanë! Këtu nuk dua të jem modeste fare. Dua të jem superheroina e tyre gjithmonë! Çdo mami është një super mami”, i është përgjigjur moderatorja, teksa ka shtuar se dhe ajo është me fat për fëmijët e saj, të cilët i konsideron si shokët më të mirë.
Alketa është bërë mami që në moshën 23 vjeçare dhe duket se tani po mendon dhe për bebin numër 3. “Kur bëhesh mami 23 vjeç është gjëja më e mirë. Tani mund të bëj beben numër 3 dhe të kujdesen motra dhe vëllai i madh. Shumë qejf”, ka shkruar ajo.