Në Shqipëri për fat të keq zbatimi i ligjit është një ndër problemet më të mëdha që ekziston. Sidomos kur ligjin e shpërfillin personazhet publikë, ata që duhet të japin shembull para të gjithëve, situata rëndohet akoma më tej.
Por duket se në këtë vend personazhet që e mbajnë veten si të rëndësishëm, shkelin ligjin me të dyja këmbët. Kështu ditën e sotme një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ me foto dhe video se Alketa Vejsiu është futur kundravajtje, ka bllokuar rrugën për shoferët e tjerë e madje ka përdorur edhe telefonin.
Qytetari shprehet se trafiku ishte shtuar por Vejsiu kishte parkuar mes rrugës kundravajtje duke folur në telefon.