Prej pothuajse 2 orësh, kreu i SPAK, Altin Dumani ndodhet para trupës së KLP ku po raporton në lidhje me punën e institucionit që ai drejton përgjatë vitit 2023.
Në një moment duket se Dumani është nervozuar nga një pyetje e një prej anëtarëve të KLP, Tartar Bazaj, i cili e ka pyetur nëse mundet që prokurorët të bëhen të rrezikshëm për shoqërinë?
Dumani u shpreh se ata janë njerëzit më të kontrolluar sot dhe kjo as nuk mund të mendohet duke ngritur edhe tonin e zërit.
“Prokurori kontrollon punën e hetuesit, është në zyrë. Ne jemi kthyer në punëtor krahu, bëjme çdo gjë ne. Konsumohesh, lodhesh. Prokurori është i kontrolluar nga mëngjesi në darkë. SPAK është një nga institucionet më të monitoruara. Ne kontrollohemi nga gjyqtarët e hetimit paraprak, kontrolle çdo ditë. Monitoroheni nga ju, ndaj dhe jam këtu sot. Drejtuesi i SPAK raportin në Kuvend, ILDKPI na kontrollon asetet tona, monitoron çdo lëvizje të llogarive tona. Jemi njerëzit më të kontrolluar. Këtë as nuk duhet ta mendosh si anëtar, zoti Bazaj (ngre tonet)“, tha Dumani.