Anita Haradinaj u shfaq e përlotur sot në “Dance Albania”. Ajo tregoi se arsyeja është malli për fëmijët dhe periudha e gjatë larg tyre.
“Po flisja pak me fëmijët, më ka marrë malli. S’jam mësuar të rri kaq larg. Unë jam mësuar të rri në shtëpi, të bëj detyrat e mamit, të bëj detyrat e gruas”, tha Anita.

Gjatë performancës dhe në fund të saj, Anita nuk i përmbajti dot emocionet sepse në klipin e transmetuar u shfaqën tre fëmijët. Me lot në sy, ajo tregoi se i vogli, Trimi është pika e saj e dobët.

Ndërkohë bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte në Tv Klan për ta ndjekur teksa kërcente. Pasi shijoi performancën e gruas së tij, mes çiftit Haradinaj u shkëmbyen disa puthje. Ish-kryeministri i Kosovës nuk ngurroi që të shprehte vlerësimin e lartë për bashkëshorten e tij.