Sot në “Trotuar” në “E diell” u diskutua mbi rëndësinë e parasë. Antonela Berisha, e ftuar u shpreh se paraja është shumë e rëndësishme për të dhe një mashkull duhet të ketë para që t’i afrohet.
“Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, tha Antonela.