Lulzim Basha, i cili ka thirrur një mbledhje të strukturave të grupimit që drejton, teksa Gjykata e Apelit i hoqi të drejtën e vulës dhe logos së PD-së, tha se nuk ka ndërmend të komentojë vendimet e gjykatave, duke e cilësuar këtë si një standard.

Basha tha në fillim të mbledhjes se betejën “nuk e kemi as për vulë, as për logo dhe as për karrige”. Basha u shpreh se Shqipëria meriton më shumë dhe do të bëjë gjithçka që ka në dorë. Ai u shpreh se do të vazhdojë betejën.

“Nuk komentoj vendimet e gjykatave, ky është dhe një standard ii mi, i yni si Parti Demokratike, për të cilin kemi deklaruar që do të përmbahemi edhe në rastin e vendimit të gjykatës së Apelit. Ajo që dua t’u them shumë mbështetësve, demokratëve, por dhe qytetarëve që janë mërzitur me këtë vendim, e vetkuptueshme që janë të mërzitur se prisnin një vendim tjetër, është t’iu them most ë mërziten, mos të dëshpërohen. Në fund të fundit këtë betejë as nuk e kemi nisur dhe as nuk e vazhdojmë për logo, për vulë apo për karrige. Jemi bërë bashkë për diçka shumë më të madhe. Kjo është një betejë shpritrash të bashkuar për idealet e dhjetorit, me të cilat ka lindur Partia Demokratike e Shqipërisë. Për idealet e atyre të cilët u flijuan në rezistencën antikomuniste. Për të përndjekurit politik, për pronarët, për shtresën e mesme shqiptare, për familjet shqiptare dhe sot është më e qartë se kurrë që shqipëria meriton ndryshe, meriton më mirë, meriton më shumë. Ndaj ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë dhe nuk kemi pak në dorë, që mos ta shpërdorojmë këtë besim shpirtrash, qindra e mijëra njerëz që besojnë në një të ardhme më të mirë për vendin, por të vazhdojmë betejën tonë, të vazhdojmë përpjekjet tona për një Shqipëri të mirë.

Nuk e komentoj vendimin e gjykatës, kemi vendosur një standard të tillë. Vendimet për hapat do t’i diskutojmë tani me kolegët, prandaj jemi mbledhur. Të gjitha vendimet q do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kemi marrë me qindra, mijëra demokratëve, synimi kryesor i të cilëve është largimi i një ore më parë i kësaj qeverie dhe hapja e perspektivës të një Shqipërie që meriton shumë më shumë se sa ç’ka sot.

Nuk e kam ndjerë asnjëherë veten ndryshe për shkak të titujve dhe ofiqeve. Kam qenë Lulzim Basha para se të hyja në politik, jam Lulzim Basha sot dhe do të jem në çfarëdo pozite tjetër. Ajo që më lidh me njerëzit, nuk është tituli, ofiqi, karrigia apo logo, por është përkushtimi ndaj një Shqipërie më të mirë që meriton më shumë dhe do të ketë më shumë.
Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës”, u shpreh Basha.