Muajt e shtatzanisë, Arbana Osmani duket se i ka vënë qëllim vetes të shëtisë botën.

Moderatorja që pas përfundimit të Big Brother Vip ka bërë udhëtime të shumta, kryesisht me Eduart Grishajn dhe djemtë e saj.

Ndërsa këtë herë është ndryshe. Osmani ka udhëtuar vetë, duke lënë bashkëshortin në kujdes të Jonit dhe Diellit.

Duket se këtë periudhë vetëm, Eduarti dhe Joni po e shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë. Arbana në Instagramin e saj ka publikuar një video ku duket partneri dhe djali i saj duke luajtur me makina. Ndërsa si përshkrim të videos, moderatorja shkruan: “Mezi pres të kthehem tek djemtë e mi.”