Nga Andi Llabuti

Arbana Osmani është një moderatoret më të njohura të ekranit, që me emisionet e saj ka arritur të kapë rekorde shikueshmërie dhe që radhitet si një nga prezantueset më të paguara në Shqipëri. Pjesë e grupit të gazetarëve milionerë.

Arbana Osmani, përtej fasadës dhe shkëlqimit

Moderatorja Arbana Osmani

Përpiqet të shfaqet sharmante, e qeshur, e ëmbël dhe e ndjeshme, por përtej fasadës mediatike, së fundmi po zbulohet një tjetër Arbanë.

Një Arbanë fodulle, arrogante, e pandjeshme dhe aspak respektuese e kolegëve.

Këta rreshta i shkruaj si gazetar që rastësisht në të përditshmen time më duhej të përballesha me një aksident të pakëndshëm, që nganjëherë vjen edhe për të njohur më mirë fytyrat e vërteta të gazetarëve  apo prezantuesve VIP përtej fasadës mediatike apo shkëlqimit të ekranit.

Një incident më ndodhi pikërisht poshtë banesës së moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj.

Arbana Osmani, përtej fasadës dhe shkëlqimit

Makina dhe shufra që ra nga grilat e banesës së Arbana Osmanit

Në foton më sipër shikoni një shufër nga grilat e banesës së Osmanit, e cila ka rënë mbi makinën time duke thyer xhamin. Fatmirësisht vetëm me kaq dëm, pasi aty në rrugë mund të kalonte një fëmijë, ndoshta edhe të Arbanës që i bien copa llamarinash nga ballkoni i saj.

Me shumë mirësjellje, korrektesë, trokita në derën e apartamentit nga ku verifikova se kishte rënë copa e llamarinës së grilës. Në derë është shfaqur një kujdestare fëmijësh, me mjaft e mirësjellje, e cila pasi më mori numrin e telefonit më tha se do njoftonte të zotët e shtëpisë, të cilët ishin moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduard  Grishaj.

Arbana Osmani, përtej fasadës dhe shkëlqimit

Xhami i thyer i makinës

Më pas mu shfaq në ekranin e tel ………. Pasi e vura në dijeni se çfarë kishte ndodhur, dhe normalisht të vinte ta shikonte dhe dëmin, ai më tha:

S’ke punë me mua, shko merru me ndërtuesit e pallatit.

Në fakt, copa e llamarinës është pjesë e grilës së apartamentit që e shikoni dhe në këtë foto.

Arbana Osmani, përtej fasadës dhe shkëlqimit

Grila në banesën e moderatores Arbana Osmani

Më pas i drejtova një “sms” moderatores duke i shkruar për çfarë kishte ndodhur,  e keni në këtë foton këtu. Në fakt, deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka pasur asnjë reagim.

Arbana Osmani, përtej fasadës dhe shkëlqimit

Mesazhi për moderatoren Arbana Osmani

Moderatorja qëndron indiferente që nga grilat e saj është shkëputur një llamarinë që mund të dëmtonte njerëz apo ka thyer një xham. Ajo dhe regjisori i saj si familje milionerësh nuk mund të mendojnë se ndoshta duhet kërkuar ndjesë apo dëmshpërblyer, dëmi i bërë në xhamin e një makine që është më pak se gjysma e rrogës së një dite apo më pak të këtij çifti.

Arbana Osmani, përtej fasadës dhe shkëlqimit

Moderatorja Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj

Por dhe pa folur për pagim dëmi mohimi, injorimi, mospasja e kurajës edhe për një shyqyr me kaq, tregon në fakt një tjetër fytyrë përtej fasadës mediatike të Arbana Osmanit.

Nuk e dimë se si do të kishte vepruar moderatorja në këtë rast po t’i binte mbi makinën e saj ose ndonjë të njohuri të saj, sa do ta kishte injoruar dhe sa arrogante do të tregohej.

Arbana Osmani, përtej fasadës dhe shkëlqimit

Pallati ku jeton moderatorja Arbana Osmani dhe makina e parkuar

Një nga moderatoret më të paguara, me një pagë të majme, milionere, që shkëlqen me veshjet e saj mijëra euroshe, që jep mesazhe përmes televizionit, plot ndjeshmëri e dashuri, mjafton ta shohim në një rast të tillë për të kuptuar se çfarë fshihet pas maskës televizive.

Arbana ishte një zhgënjim i vërtetë se shpërfilli dhe injoroi një koleg normal me pagë ndoshta 120 herë më të ulët se të Arbanës, por njeriun nuk e bëjnë rroga dhe veshjet apo makinat luksoze,  por shpirti dhe zemra, dashuria e vërtetë, njerëzorja përtej fasadës.  Ku nuk shikon minimalisht një ndjesë dhe mirësjellje.

Arbana Osmani, përtej fasadës dhe shkëlqimit

Moderatorja Arbana Osmani

Njerëz të mediave, personazhe televizioni, që dalin dhe japin këshilla dhe shpeshherë mesazhe sensibilizuese, duket se janë thjesht shfaqje, fasadë, pasi pas syrit të kamerave, shfaqen thjesht pa ndjesi, thjesht jetojnë në një realitet tjetër përtej gazetarisë, është ai i milionerëve.

Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të përfituar gjëra të tjera”, thënë nga Montanelli, në këtë rast mund të them se përtej pasurisë vlen më shumë njerëzorja që duket se ka vdekur bashkë me milionat e shumta që shtohen.