Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për tre akuza të rënda. Report Tv mëson se ekskluzivisht se Prokuroria e Posaçme regjistruar ndaj tij me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. Në lidhje me pasuritë SPAK ka marrë në pyetje shumë persona mes të cilëve edhe ish bashkëshorten e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm shtëpinë në ish bllok ndërsa vila në Palasë nuk është e saja.

Report Tv raportoi pak ditë më parë se Arben Ahmetaj i cilësoi të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas. Ahmetaj përmes një ankimi në GJKKO-në e Apelit thotë se e para kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty.  Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor.

Kujtojmë se SPAK po heton ish ministrin Arben Ahmetaj në kuadër të procedimit 277/1. Ky procedim është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve. Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Pasuria e Arben Ahmetajt në sitë
Dy ditë më parë, Report Tv raportoi ekskluzivisht se ndaj Arben Ahmetajt ka nisur një hetim pasuror. Report Tv ka siguruar listën e plotë të pronave  që SPAK po heton. Së bashku me dokumentacionin e ndërtimit të objekteve SPAK ka sekuestruar edhe dokumentacionin për arredimin e të gjitha këtyre pronave. Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit  ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar  si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën një provë që ish-ministri po hetohet për pastrim parash.

Pronat e përmendura
Vilë e Albina Manckas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)
“Vila 22”  në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765).
Apartamenti në Kompleksin “Valamar”, Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha
Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037
Banesë e Albina Manckës në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut