
Opinionisti i njohur Arjan Konomi ka kërkuar lirimin e reperit Cllevio nga qelia i cili u arrestua nga policia pasi shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Një ditë pasi u rrah fizikisht nga reperi tjetër Noizy, policia mori indicie për vendndodhjen e tij duke bërë të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e tij.
Arjan Konomi ka ndarë një video në rrjetet sociale duke shkruar se i mungojnë të qeshurat me gjithë shpirt me mikun e tij.
“@cllevio_ganggo na mungon miku im! Të qeshurat tona me gjithë shpirt, humori dhe diskutimet mbi historinë, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi të gjitha Natali Portman Shpresoj të të shoh sa më shpejt! Zoti të ndihmoftë ty dhe shpirtin tënd të pastër e të vërtetë! Përfundoftë sa më shpejt kalvari yt o njeri me zemër, mendje dhe kulturë të pasur!”, ka shkruar Konomi krahas videos.