Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Myrteza (Zani) Caushi për të disatën herë paraqit në Gjykatën kërkesën për përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit në burg, duke kërkuar ulje të ditëve të burgimit.

Ai kundërshton disa vendime të Gjykatës së Matit, që i kanë rrëzuar kërkesën për ulje të dënimit.

Zani Caushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritjeve të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë.

Sipas ligjit, pas kalimit të një afati të gjatë brenda qelive të burgut, një i dënuar, qoftë dhe me burgim të përjetshëm mund të kërkojë lirim me kusht.

NJOFTIMI

Detajet e Çështjes:

Nr. i çështjes: 82000-00274-00-2023
Tipi: Penale
Titulli i çështjes: MYRTEZA CAUSHI
Dorëzuesi: GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR MAT
Data e regjistrimit: 27.04.2023

Tipi i çështjes: Ç.P.Fazën e Ekzekutimit / Kerkese per uljen e mases se denimit
Inicializuar: Ankim Ndaj Vendimeve Për Juridiksion Dhe Kompetencë Penal
Statusi i çështjes: Regjistrim
Ardhur prej: Gjykata shkallës së parë Mat
Objekti i padisë/akuzës: Ulje denimi.
Baza ligjore: Neni 75 i ligjit “Per te drejtat dhe trajtimit e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve”.
Objekti i kundërpadisë:
Baza ligjore e kundërpadisë:
Palët:

Kërkues: MYRTEZA CAUSHI

Palë e Interesuar: INSTITUCIONI I EKZEKUTIMEVE TE VENDIMEVE PENALE BURREL

Relatori: Sander Simoni