Edmond Panaori, i dënuar me 10 vite burg për “vrasje me dashje” është kapur dhe arrestuar në Portin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1996, në fshatin Mbers të Fierit, ku Panaori ka vrarë me thikë shtetasin me iniciale G.S.

45-vjeçari Panaori ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 15.12.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 19.11.2012, të kësaj gjykate, vendim ky i rikthyer në fuqi në vitin 2021, nga Gjykata e Lartë, e cila e ka dënuar Panaorin me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vjet e 4 muaj.

45-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Vlorë kishin siguruar informacione se një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, po tentonte të hynte në Shqipëri, nëpërmjet portit të Vlorës.

Bazuar në këto infomacione dhe në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontrolle të detajuara, si rezultat i të cilave u bë kapja dhe arrestimi në hyrje, në portin e Vlorës, i shtetasit:

Edmond Panaori, 45 vjeç, banues në Fier.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 15.12.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 19.11.2012, të kësaj gjykate, vendim ky i rikthyer në fuqi në vitin 2021, nga Gjykata e Lartë, e cila e ka dënuar ketë shtetas me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vjet e 4 muaj.

Në vitin 1996, në fshatin Mbers, Fier, shtetasi Edmond Panaori ka vrarë me armë të ftohtë (thikë), shtetasin G. S.

45-vjeçari iu dorzua shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.