Një 59-vjeçar i dënuar me 25 vite burg për dy vrasje, është vënë në prangat e policisë.
Ai është arrestuar gjatë një aksioni të “Operacionales” në Fier, ndërsa në makinë i janë gjetur 3 kallashnikovë dhe pistoleta.
Bëhet fjalë për shtetasin Pjetër Pacani nga Fushë-Kuqe e Laçit, i cili në datën 18 janar të vitit 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi, për një borxh prej 100 mijë eurosh që i kishin viktimat.
Pacani është pjesë e listës së “50 personave më të kërkuarve” në shkallë vendi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë, me vendim Nr.1416 datë 05.06.2014, e ka dënuar me 25 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje” të parashikuar nga Nenet 79/DH dhe 278/2 të Kodit Penal.