
Arjon Mucën e kemi parë prej disa sezonesh pjesë të “Ora News” nën drejtimin e programit të mëngjesit “Ditë e Re” së bashku me Arjola Shehun. Por duket se do të ketë ndryshime.
Burime kanë bërë me dije se moderatori do të bëhet shumë shpejt pjesë e Top Channel. Atij do t’i besohet drejtimi i emisionit “Shqipëria Live”. Sipas të njëjtave burime, Arjoni është parë në ambientet e televizionit gjatë këtyre ditëve..
Vetë moderatori ende nuk ka reaguar kështu që ne na mbetet të presim për të kuptuar nëse ai do të bëhet pjesë e Top Medias.