Dy javë më parë Semi dhe këngëtari kosovar Roni publikuan këngën e titulluar “All your lovin'”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. Kënga ka bërë namin me klikime, por moderatori Arjon Muça nuk e ka kursyer një kritikë.

“All your lovin'” është dëgjuar së fundmi gjatë emisionit “Ditë e re”, ku Arjoni është shprehur se nuk i kuptohet asnjë fjalë.

“Ritëm i bukur, por nuk kuptova asnjë fjalë”, është shprehur ai.

“Nuk kuptove por kënga i ka falur shumë të ardhura Semit sepse ka bërë namin me klikime”, i është përgjigjur bashkëprezantuesja Arjola Shehu.

Kujtojmë se pak ditë më parë Arjoni nuk i kurseu kritikat as për moderatoren Bora Zemani, teksa tha se ajo nuk përshëndet kur futet në studio.