Një operacion i madh policor po zhvillohet në disa qytete të vendit.

Me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit janë lëshuar 15 urdhër-arreste, ndërsa janë zbardhur janë zbardhur 6 vrasje të kryera për llogari të grupit të Laert Haxhiut, të arrestuar në Janinë të Greqisë pak muaj më parë.

Ngjarjet kriminale të kryera ndër vite janë zbardhur nga Artan Tafani, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ai ishte mbajtur në vëzhgim për disa kohë dhe më pas është ndërhyrë për arrestimin e tij. Kapja e tij është mbajtur sekret për shkak të hetimeve dhe rrëfimeve që po bënte për ngjarjet kriminale.

Artan Tafani u arrestua disa ditë më parë nga Policia e Lushnjes, pasi ishte shpallur në kërkim si autor i grabitjes së 40 mijë Eurove në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë në muajin Qershor 2023.

Ai ka rrëfyer se vrasjet janë kryer në Greqi, Tiranë, Elbasan dhe Berat.

Në mesin e personave që Tafani ka përmendur si autorë vrasjesh, janë edhe emra të njohur të botës së krimit.

Që prej identifikimit, policia ka pasur dyshime të përfshirjes së Tafanit në aktivitet të theksuar kriminal, pjesë e një grupi me bazë në disa qytete.