Albano Bogdo është arrestuar nga policia rrugore rreth orës 01:39 të mëngjesit të 22 shkurtit. Burime për Gazeta Jonë kanë bërë të ditur se aktori është ndaluar nga një patrullë e policisë rrugore, prej së cilës është konstatuar se nuk ka qenë i pajisur me leje drejtimi.

Mësohet gjithashtu se Bogodo po ngiste një makinë “BMW” dhe është ndaluar në Bulevardin Bajram Curri. Pas verifikimeve, Albano është lënë i lirë ditën e sotme pasi ju dha masa “detyrim paraqitjeje”.

Albano mësohet se ka dhënë këto deklarata përballë autoriteteve: “Jam njohur me letrën e të drejtave të mia dhe shpjegime do të jap në një fazë tjetër të hetimit. Gjë tjetër nuk kam për të thënë.”