
Arrestohet Flamur Avdyli, vëllai i Astrit Avdylit ky i fundit i dyshuar për grup kriminal dhe aleanca kriminale me ish deputetin socialist Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj.
Burime nga policia e Durrësit thanë se Flamur Avdyli po ndërtonte një pistë pa leje ne bregdetin e Golemit.
Avdyli është biznesmen po për shkak se vëllai i tij Astriti dhe nipi Aldo Avdyli dyshohen për krim të organizuar pasuritë e tij po kalojnë në sitën e SPAK.