Dritan Nano, efektiv policie është arrestuar për shitje të armëve të zjarrit. Me detyrë specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar
“Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh” thotë Agjencia Policore që kontrollon efektivët.
Pas verifikimeve të kryera, AMP thotë se janë administruar aktet procedurale si dhe prova materiale, një armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.