Modelja dhe aktorja Arta Nitaj, nuk ka kursyer përgjigjen për aktorin Ermal Mamaqi.

Sonte në natën e dytë të spektaklit të kërcimit Dance Albania, Arta tha se nuk e priste që Ermali të binte në nivelin e komentuesve të Facebook dhe Instagramit.

“Nuk e kuptoj perse duhet te bjere ne nivelin e komentueseve te facebook-ut dhe instagram-it”, tha Arta ndër të tjera.

Ndërsa Ermali nga ana tjetër shpjegoi se ky keqkuptim mes tyre është sqaruar.

Megjithatë nuk mungoi edhe replika për modelen.

“Do më pëlqente që atë gjë të ma kishte thënë në atë darkën që bëmë në restorant”, tha Ermal Mamaqi.