Nje skuader vrasesish profesioniste u soll nga jashte Shqiperise, per te realizuar nje atentat spektakolar, kunder biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj.

Kaluan plote 8 dite, nga momenti i atentatit qe tronditi jo vetem qarkun e Lezhes por gjithe vendin dhe Policia e Shtetit me ne fund ka dokumentuar dhe zbardhur te plote dinamiken e krimit.

Tashme rezulton e provuar, se ata qe porositen atentatin kunder Nikulajt, e kishin fare te qarte me ke kishin te benin dhe se eleminimi i tij ishte mision teper i veshtire.

Te bindur se Nikulajt nuk mund t‘i afroheshin dot me vrases lokal ose te kontraktuar nga grupet kriminale brenda territorit te Shqiperise, porositesit vendosen te punesonin nje skuader te huaj vrasesish profesionist shumekombesh…

Berthama e kesaj skuadre vrasesish rezulton se ka ardhur nga ishulli britanik.

Por ne perberje te saj ka patur dhe shtetas me kombesi te tjera, te vendeve te BE-se.

Dyshimet jane se vrasesit mund te jene kontaktuar ne Mbreterine e Bashkuar, ne zonen e Birmingamit. Ata rezultojne te jene nen kontrollin e nje organizate kriminale shume te rrezikshme Britanike.

Porositesit dhe financuesit e kesaj sipermarrje rezultojne qartesisht se jane shtetas shqiptare, te cilet jetojne dhe veprojne ne Mbreterine e Bashkuar prej nje kohe te gjate.

Ende nuk eshte e qartesuar saktesisht sa eshte shuma e paguar, por behet fjale per nje shume te madhe parash, e cila ke vene ne levizje nje skuader vrasesish nga Britania ne Shqiperi.

Deri tani kishim pare vrases nga Shqiperia, qe kryejne krime te sofistikuara ne Britanine e Madhe, por nuk kishim pare nje skuader pushkatimi, e evidentuar si strukture kriminale me rrezikshmeri te larte ne Mbreterine e Bashkuar, e cila te demostronte aftesite e saj vdekjeprurese ne nje qytet te Shqiperise.

Hetimi

Pas nje pune intensive hetimore, drejtuar nga policia kriminale e Drejtorise Vendore te Qarkut Lezhe, u be e mundur te zbulohet e plote tabloja e mesdites se 19 prillit 2023…

Jane mbledhur prova dhe deshmi te pakundershtueshme qe, deshmojne se atentati ndaj 51 vjeçarit Ardian Nikulaj, baba i kater femijeve, eshte planifikuar dhe organizuar per te pakten 3 muaj me radhe.

Ekzekutoret e ketij krimi jane shtetas te huaj.

Porositesit, financuesit dhe mbeshtetesit, jane pjestare te familjes Lekstakaj qe eshte ne hasmeri prej 26 vitesh me Nikulajt.

Motivi i krimit, eshte “per gjakmarrje”.

Saga e nje historie mes dy familjeve qe nis nga fundshekulli i kaluar.

Ekzekutorët

Ekzekutoreve, u jane vene ne dispozicion “baza te sigurta” ne Shengjin dhe zona ne periferi te Lezhes, ne menyre qe te kene sa me shume akses ne levizjet operacionale te grupit dhe te mos terheqin vemendjen e policise apo te Ardian Nikulajt dhe rrethit te tij shoqeror.

Vrasesit jane ndihmuar ne zonen e Lezhes nga nje shtetas shqiptar, me shtetesi shqiptare dhe britanike, Edmond Haxhia, i cili rezulton lidhje miqesore, kusheri i pare me hasmit e Nikulajt.

Ndryshe nga vrasesi profesionist me pagese, ish-pjestari forcave speciale greke Eftimios Eftimiu, i cili kreu ne kryeqytet vrasjen e nje tjeter personazhi shume te veshtire per tu eleminuar nga vrases vendas, si Dejvi Kasmi, me 29 janar 2018, kete radhe vrasesit e importuar nga jashte, moren persiper te gjithe operacionin.

Ne rastin e vrasesit grek, ai e realizoi misionin, pasi e eleminoi objektin, por detyra e tij ishte vetem goditja finale.

Pasi çdo gje tjeter, organizimi, vezhgimi, logjistika, transporti para dhe pas krimit, u mor persiper nga nje organizate kriminale shqiptare.

Pikerisht ketu deshtoi Eftimiu, sepse u besoi shqiptareve pjesen tjeter te “punes” dhe pasi realizoi “misionin” ai, u zbulua dhe u kap per shkak te gabimit ne transportin e tij, nga vendi i krimit drejte “bazes se sigurte”.

Ne rastin e Shengjinit, skuadra i pushkatimit, ka marre persiper jo vetem te realizonin goditjen finale, por te gjithe operacionin nga vezhgimi, vendosja e vendit me te mundshem ku do te behej atentati dhe deri tek largimi nga skena e krimit jashte kufirit te vendit.