“Unë jam vajza e xhaxhait të Edmond Haxhisë”. Kështu e nisi rrëfimin për emisionin “Drejt” juristja Nertila Haxhia, e afërmja e të dyshuarit si financues dhe porositës i vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin.

“Për shkak të dyshimeve që kishin për pistën e  parë të gjakmarrjes policia e shtetit duke qëndruar konform gjithë procesit të hetimit, por paralelisht duke ndjekur dhe mediat edhe pse duke ditur të vërtetat e lidhjeve tona të afërta miqësore nuk është se unë me mediat merresha shumë. Kam parë edhe që Edmond Haxhia ka ikur 7 vjeç në Britani. Edmond Haxhia ka ikur paraadoleshent në Britani. Kam parë dhe që Edmond Haxhia është financues i vrasjes, porositës. U përmend grup i strukturuar kriminal, janë vepra penale. Kush nga Policia e Shtetit i jep të dhëna gazetarisë të nxjerrë emrat kur procesi i hetimit vazhdon? Kam qenë brenda komisariatit të Lezhës ndërkohë që vazhdonte hetimi i fokusuar te gjakmarrja. Është kontrolluar dhe banesa dhe trojet e babait tim”, tha ajo për “Drejt” në Ora News.

Fisi Haxhiaj, tha ajo, nuk ka asgjë përveçse ngushëllime për familjen Nikulaj, ndërsa fisi Lekstakaj e jep përgjigjen vetë.