Gazetari Artan Hoxha tha se në vitin 2003 është djegur flamuri kombëtar në zonën me pakicë greke në vendin tonë dhe nuk është marrë asnjë masë.
“Ai tani u bë kaq personazh i madh mediatik dhe politik, gjëja që kam me Belerin është fakti që unë e dalloj qartë kemi dy çështje politike dhe penale , unë Belerin e kam trajtuar për çështje penale si një qytetar i republikës së Shqipërisë.
Nuk është se s’ka pasur tentativa më parë nga ana e Belerit për të vendosur një marrëveshje, ai nuk është një qytetar i thjeshtë, ka mijëra përfaqësues, unë nuk e kam parë këtë lloj interesimi që ta ketë qeveria ambasada greke si në rastin e Belerit. Nëse ka një dënim në vitin 2003, shiko flamuri shqiptar është djegur si shamia e beqarit, ti e lejon këtë gjë dhe mbrapa fillon lufta tjetër”, tha Hoxha.