Disa lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e kësaj të enjteje në Shqipëri.

Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter.

Sipas faqes sizmiologjike EMSC, epiqendra ishte 4 kilometra nga Librazhdi dhe 19 kilometra nga Elbasani, me thellësi 15 kilometra.

Konkretisht lëkundjet u regjistruan në orën 6:32.

Nga informacionet e para, nuk ka pasur dëme materiale.