Gjilberta Lucaj është violinçelistja shqiptare që jeton në SHBA. Ajo ka performuar në shfaqje në të gjithë botën.
E ftuar në një lidhje direkte, artistja rrëfeu emocionet e performancës në betimin e presidentit amerikan Joe Biden.
“Nuk ka emocione ndryshe, sepse ti merr emocione më të mëdha me njerëz normal. Ishte emocionues fakti që kishte shumë sigurim, shumë rregull. Ishte kënaqësi normale, sepse është president i SHBA-së. Biden erdhi dhe më foli, bëmë foto, më tha se jam shumë simpatike. Nuk ishim shumë persona. Violinçeli më ka dhënë jetë, kisha dhe dëshira të tjera, por më e madhja kishte të vazhdoja violinçel”.- tha ajo.