Debati i Astritit dhe Alesjas nuk kurseu edhe konkurentët e tjerë, të cilët dhanë mendimet e tyre rreth situatës së krijuar.

Neritani ishte ai i cili e mori më seriozisht situatën duke debatuar me Astritin, por në një moment deklarata e tij habiti konkurentët.

Ai tregoi se si mund të bëjë gjithçka për një vajzë që pëlqen, madje ta presë edhe tre orë jashtë parukerisë.

“Kur kam pëlqim për një vajzë i shkoj nga mbrapa. Mund ta pres edhe tre orë tek parukeria, madje mund të mësoj t’i lyej flokët edhe tia bëjë vetë shërbimet që të mos qëndrojë tre ore atje”, u shpreh Neritani.

Ndërkohë që për takimin Alesja-Jetmir, ai u shpreh se është hera e parë që ndjehet xheloz për të.