Filloreta Raçi (Fifi ) dhe Adis Patushi po jetojnë historinë e tyre të dashurisë para syve të publikur, me të cilët ndajnë shumë gjëra, nga shakatë deri te dedikimet romantike.

Kështu ka ndodhur kohët e fundit, ku këngëtarja duket më e dashuruar se kurrë me Adisin.  Fifi ka bërë edhe një dedikim romantik në rrjetet sociale për të dashurin e saj.

“Përtej dashnisë ! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të ët dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj . Të gjeta çmenduria ime , dashnia që e kërkova për vite me rradhë . Të dua”- shkruan Fifi në një postim në Instagram.

Që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku mbrëmjen e djeshme, gjatë performancës së saj Fifi është kthyer nga Adisi i cili ndodhej pas shpinës së këngëtares.

Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, Fifi që i puth dorën të dashurit të saj. Pas këtij gjesti, të pranishmit e kanë brohuritur këngëtaren.

Që pas nisjej së romacës së tyre, çifti janë të pandarë nga njëri-tjetri, duke mso i kursyer postimet në rrjetet sociale. Pavarësisgt kritikave dhe mesazheve negative, ata vijojnë të jenë shumë aktivë.

Leave a Reply